Kapitulli i Pastërtisë – Tema 6
(Nr. 14) Na ka treguar Zuhejr Ibn Harbi, këtij i ka treguar Veki’i, nga El-A’meshi, ky nga një njeri, e ky nga Ibn Omeri: “Pejgamberi (salAllahu alejhi we selem) kur dëshironte të kryejë nevojë, nuk i hiqte rrobat (nuk i ngrise ato) derisa i afrohej (ulej) tokës”. (Hadith i saktë – Albani)
Ebu Davudi ka thënë: “Përmes një rruge tjetër këtë hadith e ka transmetuar Abdusselam Ibn Harbi, ky nga El-A’meshi, ky nga Enes Ibn Maliku dhe ky hadith është i dobët.
Ebu Isa Er-Remliu ka thënë na ka treguar Ahmed Ibn El-Velidi, këtij i ka treguar Amër Ibn Auvni, këtë e ka lajmëruar Abdusselami (dhe citon hadithin) ngjashëm me këtë që u theksua”.
(Sunen Ebu Davud)