Autori
Uthman Agolli
Uthman Agolli
Hoxhë Uthman Agolli u lind më 2 Shkurt të vitit 1975 në qytetin e Korçës. Ka kryer shkollën profesionale “Demir Progri” në qytetin e lindjes dhe pas saj, ka vazhduar studimet e larta në Jordani, në Universitetin e “Zerkas”, Dega Usul el Fikh (Bazat e Sheriatit). Në përfundim të studimeve, Hoxha kthehet në vendlindje, duke i shërbyer Fesë dhe besimtarëve në qytetin e tij. Ai dallohet për përkthimin e librave fetarë nga arabishtja në shqip, ku veçojmë Tefsirin (komentimin) e Kur’anit të Dijetarit te shquar Abdurrahman ibn Nasir el Sa’di.