Kërkohet që burri të sillet me gruan ashtu sikur i takon natyrës së gruas, por nga ana tjetër edhe gruaja duhet të sillet me burrin, ashtu si i takon burrit. Në këtë mënyrë ata kujdesen për nevojat dhe dallimet emocionale dhe fizike mes tyre. Kjo për faktin se shumë probleme nxiten pikërisht nga neglizhenca e këtyre dallimeve.
Sot, e gjen bashkëshorten të sillet me burrin e saj sikur të jetë shoqa e saj dhe anasjelltas! Prandaj kërkohet nga burri të pranojë që bashkëshortja e tij të mbesë grua, duke bërë kujdes për natyrën e saj, të interesohet për nevojat e saj. Të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe gruaja me bashkëshortin.