Në dy Sahih-ët përmendet se një çifut i shtypi kokën mes dy gurësh një vajze për t’i grabitur disa stoli. Më pas, ai u kap dhe e pranoi krimin. Atëherë, i Dërguari i Allahut (alejhi selam) urdhëroi t’i shtypej koka mes dy gurësh.
Ky hadith dëshmon se:
- Nëse një burrë vret një grua, ai vritet, në rast se trashëgimtarët e saj kërkojnë të hakmerren.
- Vrasësi vritet në atë mënyrë që ka bërë krimin.
- Për ekzekutimin e atij që kryen vrasjen duke ngritur një kurth, [1] nuk është kusht t’i merret leje trashëgimtarit të viktimës, sepse Pejgamberi (alejhi selam) s’ua dorëzoi çifutin trashëgimtarëve të vajzës dhe nuk u tha: “Nëse dëshironi, vriteni, e nëse dëshironi, faleni”, por urdhëroi në mënyrë të vendosur ta vrisnin.
Ky është qëndrimi i Malikut dhe zgjedhje e Shejhut të Islamit, Ibn Tejmijes, lidhur me këtë çështje. Mendimi sipas të cilit Pejgamberi (alejhi selam) veproi ashtu për shkak se çifuti pati shkelur marrëveshjen, s’është i saktë: shkelësit të marrëveshjes nuk i shtypet koka me gurë, por vritet me shpatë.
[1] D.m.th., ai që e mashtron dikë, e fut në një shtëpi ose diku tjetër dhe e vret.