Profeti Muhamed (alejhi selam) ka thënë: “Dhuroni që të duheni”. Dhurata bart në vetvete një kuptim të veçantë e cila padyshim se e kalon vlerën e saj (dhuratës). Dhurata mes bashkëshortëve është mesazh i dashurisë dhe argument i besnikërisë.
Padyshim se për të bërë dhurata do të gjesh mundësi dhe raste të ndryshme si: dy Bajramet, kur vinë në jetë vogëlushët tuaj, kur del me sukses në studime apo punë, kur bashkëshorti kthehet nga udhëtimi, pas shërimit nga një sëmundje, apo kur arrini të zgjidhni një problem që mund t’ju ket rënduar. Por, dhurata më e bukur është ajo e cila vjen në formë surprize dhe e cila nuk ka shkak tjetër veç dashurisë dhe besnikërisë.