Abdullah ibn Mes’udi (radijAllahu anhu) përcjell se Profeti (salAllahu alejhi we selem) ka thënë: “Ai i cili pendohet nga gabimi, është sikur nuk e ka kryer atë”. Është e vërtetë që ne kërkojmë nga ai i cili ka bërë gabim që ta pranojë gabimin dhe të kërkojë ndjesë, por nga ana tjerët kërkojmë edhe nga ai mbi të cilin është kryer ky gabim se është e nevojshme që të falësh, sidomos kur gabimi shoqërohet me ndjesë.
Ebu Hurejre (radijAllahu anhu) përcjell se Profeti (salAllahu alejhi we selem) ka thënë: “Allahu atij që fal, do ti dhurojë edhe më shumë krenari, ndërsa atë që tregohet i thjeshtë, do ta ngrejë në pozitë”.
Të falësh është shkak që të falesh, Allahu thotë:
(وَلْيَعْفُوا وَلْيَصْفَحُوا ۗ أَلَا تُحِبُّونَ أَنْ يَغْفِرَ اللَّهُ لَكُمْ)
“Po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që Allahu t’u falë? (En-Nur: 22)
Le ta presim ndjesën me buzëqeshje e cila është tregues i pranimit dhe se do ta harrosh atë. Le të hapim një faqe të re, se padyshim në të tilla raste ai që fal do të ndiej një qetësi dhe ëmbëlsi më të madhe se vet ai të cilin falim. Nëse dëshiron të jetosh i lumtur vetëm për disa çaste atëhere merr hak, por nëse dëshiron lumturinë e përhershme atëherë fal.