Shtëpia muslimane po ashtu duhet të kthehet në vend ibadeti. Allahu thotë: “Ne i shpallëm Musait dhe vëllait të Tij: “Ndërtoni shtëpi për popullin tuaj në Egjipt, shndërrojini ato në faltore dhe falni namazin!” [Junus : 87]. Ibn Abassi thotë se ata u urdhëruan që ti shndërronin ato në faltore. Sababët kujdeseshin për faljen e namazit (vullnetar) në shtëpi.
Po sjell një tregim domethënës për këtë çështje: Mahmud Ibn Rrabi tregon se Itban Ibn Malik, i cili ishte nga shokët e Pejgamberit (alejhi selam) dhe prej ensarëve që morën pjesë në Bedër, shkoi tek i Dëguari i Allahut dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë u prij njerëzve të fisit në namaz, por shikimi më është dobësuar, dhe kur ka reshje shiu e vërshon lugina që ndodhet ndërmjet meje e ndërmjet tyre, nuk mundet të shkoj në xhaminë e tyre që tu prijë në namaz, prandaj do të doja të më vije dhe të falje namaz në shtëpinë time, në mënyrë që atë vend ta shndërroj në vend-falje. Pejgamberi (alejhi selam) i tha: “Kam për të ardhur, në dashtë Allahu”.
Kështu, kur ishte ngritur dielli paradite, Pejgamberi (alejhi selam) niset bashkë me Ebu Bekrin për tek shtëpia e tij. Kur mbërrijnë, Pejgamberi (alejhi selam) merr leje për të hyrë dhe Utbani i jep leje. Pasi hyri në shtëpi, ende pa u ulur, Pejgamberi (alejhi selam) tha: “Në cilin vend të shtëpisë dëshiron të falem?” Itbani i tregon një qoshe të shtëpisë, dhe kështu Pejgamberi u drejtua për të falur namaz dhe mori tekbir. Edhe ne u rreshtuam në namaz pas tij. Ai fali dy rekate dhe pastaj dha selam.” Duke folur për dobitë që nxirren nga ky hadith, Ibn Haxher thotë: “Nga ky hadith mësohet se lejohet që një vend të caktuar të shtëpisë ta kthesh në vend ku falesh rregullisht”.