Shumë bashkëshortë janë sprovuar dhe sëmurur pas shikimit të telenovelave të cilat u pasqyrojnë një jetë të mbushur plot dashuri, romanc dhe larg problemeve. Në këtë rast bashkëshortët i shohin këto telenovela duke menduar se kjo është jeta reale e tyre, më pas fillojnë të bëjnë krahasime me bashkëshortin dhe shohin se jeta e tyre ka shumë mangësi nga ajo që shikojnë në telenovela.
O ju bashkëshortë! Ajo që shikoni në telenovela, nuk janë gjë tjetër vetëm se role të zhveshura nga realiteti, sepse nëse do të shohim në jetën e përditshme të këtyre aktorëve do të gjejmë se shumica e tyre ka dështuar në jetën familjanre, prandaj mos e krahasoni kurrë mardhënien tuaj me telenovelat të cilat nuk janë gjë tjetër veçse një mashtrim!