Në mënyrë që fëmijët të zbatojnë Islamin duhet që prindërit të bëhen shembull për ta në zbatimin e tij. Prindi duhet të jetë i përpiktë në zbatimin e rregullave të Islamit në shtëpi, sepse fëmijët marrin më shumë nga dovotshmëria dhe sjellja e prindit sesa nga fjalët e tij. Një rol të veçantë në edukimin e fëmijëve luan nëna, prandaj burri duhet ti japë rëndësi devotshmërisë dhe sjelljes së bashkëshortes.
Ai duhet t’i mësojë asaj rregullat dhe sjelljen Islamin, duhet t’ia ndreqe gabimet dhe t’i lutet Allahut për përmirësimin e saj. Po ashtu duhet ta nxisë të falë, jo vetëm namazet farz, por edhe nafile (vullnetare), duhet ta nxisë të lexojë Kur’anin famëlartë, të bëjë dhikrin ditorë, të japë sadaka, të lexojë literaturë të dobishme Islame, të dëgjojë kaseta dhe disqe të dobishme.
Gjithashtu, burri duhet të tegohet xheloz për gruan brenda kufijve të Sheriatit dhe të mbikqyrë respektimin e të gjitha mjeteve dhe normave që ka caktuar Sheriati për ruajtjen e nderit. Ai duhet të kujdeset që gruaja të shoqërohet me shoqe të mira e jo me të këqija. Shtëpia duhet të shndërrohet në vendin ku i bëhet dhikër Allahut me zemër, me gojë dhe me vepra, si: falje namazi, lexim Kur’ani, lexim dhe përsëritje të dijes fetare.
Pejgamberi (alejhi selam) thotë: “Shtëpia ku përmendet Allahu dhe shtëpia ku nuk përmendet Allahu është si shembulli i të gjallit me të vdekurin.” Sa e sa shtëpi muslimanësh sot janë të vdekura për shkak se nuk përmendet Allahu i Lartësuar në to, aq më keq kur në vend të dhikrit të Allahut, dëgjohen meloditë e shejtanit, muzika, përgojimi, shpifja dhe bartja e fjalëve për fesad (shkatërrim) apo kur kryhen gjyhane të ndryshme.
Përshembull, për dhikrin që thuhet kur hynë muslimani në shtëpi, Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Kur burri hyn në shtëpinë e vet dhe përmend Allahun teksa hyn dhe kur fillon ushqimin, shejtani u thotë vëllezërve, ndihmësave dhe shokëve të tij po prej shejtanëve: ‘Këtë natë nuk keni as vend për të ndenjur dhe as darkë!’ Ndërsa, kur hyn dhe nuk e përmend Allahun, shejtani thotë: ‘Këtë natë e gjetët vendin për të ndenjur!’ Po ashtu nëse nuk e përmend emrin e Allahut kur fillon ushqimin, ai thotë: ‘Për këtë natë e gjetët edhe vendin për të ndenjur, edhe darkën!’. (Muslimi)