Emri dhe kunja e tij.
Ai është Imami i madh, hafizi specialist, argumentuesi i saktë dhe i përpiktë, i çiltri: Ebu el-Husejn Muslim Ibn El Haxhaxh Ibn Muslim Ibn Uerd Ibn Kushadh, i fisit El-Kushajrij nga El-Nejsaburi. Ai është autori i Sahih-ut, njëri nga imamët e mëdhenj të hadithit, thikatun, hafidhun, autor veprash të shumta, dijatar i madh në fikh, protagonist në të.
Prejardhja e tij fisnore.
Kjo prejardhje i ka rrënjët deri tek Kushajr Ibn Kea’b Ibn Rabiate Ibn Amir Ibn Sa’sa’ate. Ky është një fis shumë i njohur nga i cili kanë dalë shumë dijetarë. [1] Imam Ibn Hazm El-Andalusij kur përmendi pasardhësit e Kushajr Ibn Kea’b përmendi mes tyre edhe Imam Muslim Ibn El-Haxhaxh. Vendbanimi i fisit të Kushajrit në Andaluzi është Hajjani. [2]
Vendlindja e tij.
Nejsabur është qyteti më i bukur dhe më i veçantë i qyteteve të Hurasan-it. Ai është quajtur me këtë emër sepse Saburi kur e pa atë zonë fillimisht tha: Këtu ia vlen të ndërtohet një qytet dhe ai ishte një vend i mbushur me kallam sheqeri. I prenë kallamat dhe ndërtuan qytetin që u quajt Nej (kallam sheqeri) + Sabur (emri i ndërtuesit) = Nejsabur. Janë të shumtë dijetarët që kanë jetur dhe i përkasin këtij qyteti.
Datëlindja e tij.
Imam Muslimi ka lindur në Nejsabur, qytet prej qyteteve të Hurasanit në vitin 206 h, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Ibn Halkan ka thënë: “Nuk kam parë ndonjë që ta saktësojë datën e lindje së tij, por të gjithë janë dakort që ai ka lindur pas vitit 200 h. [3]
Imam El-Dhehebiju ka thënë: “Disa janë të mendimit se ai ka lindur në vitin 204 h. [4]
Halkani ka thënë: “Më pas zbulova një fjalë të Ibn Salah-ut që thotë se ai ka lindur në vitin 206 h. Këtë ai e transmeton prej librit të El-Hakim ebu Abdullah El-Nejsaburij “Ulemau el emsar”. [5]
Ibn Kethiri ka thënë: “Ai lindi në vitin në të cilin vdiq Imam Shafiu, pra në vitin 204 h. Librat e jetëshkrimit të dijetarëve nuk përmendin gjë për fëmijërinë dhe rritjen e Muslimit dhe as për familjen e tij.
Diçka nga jeta e tij.
Imam Muslimi u rrit në bollëk dhe luks, sikurse janë transmetuar lajmet rreth tij. El-Dhehebiju përmend në “El Sijer’ se ai ka qenë tregëtar dhe një ndër pasanikët dhe bamirësit e Nejsaburit. Ai kishte edhe pasuri dhe prona të shumta.
El Hakimiu ka thënë: ‘Dyqanet e Muslimit ishin në Han Mihmish. E kam dëgjuar babain tim të thotë: “E kam parë Muslim Ibn El Haxhaxh që të japë mësim (hadith) në Han Mihmish (pra në dyqanin e tij). Ai kishte një shtat të plotë (të mbushur). Flokët e kokës dhe të mjekrës i kishte të bardha, bishtin e amames së tij e shtrinte mes dy shpatullave. [6]
Vdekja e Imam Muslimit
Muhamed Ibn Abdilah El-Nejsaburij ka thënë: “E kam dëgjuar Ebu Abdilah Muhamed Ibn Ja’kub të thotë: E kam dëgjuar Ahmed Ibn Selemete të thotë: “Ebul Husejnu Muslim Ibn Haxhaxh na mblodhi në një takim për të përkujtuar hadithet. Atij i përmendën një hadith të cilin nuk e dinte. Atëherë ai shkoi në shtëpinë e tij ndezi kandilin dhe tha: Askush të mos më shqetësojë e të hyjë në këtë dhomë.
– Atij i thanë: “Na dhuruan një shportë me hurma të thata.
– Tha: Mi sillni këtu!
Ai vazhdoi të kërkojë hadithin dhe ndërkohë hante diçka prej hurmave. Mbëriti agimi dhe ai e gjeti hadithin. Muhamed Ibn Abdilah tha: Një i besueshëm më ka përmendur se prej kësaj erdhi edhe vdekja e tij. Ibn Kethiri ka thënë: Për shkak të kësaj lodhjeje, ai u rëndua dhe u sëmur derisa vdiq natën e ditës së Dielë për tu varrosur në ditën e Hënë, kur kishin mbetur edhe 5 ditë nga përfundimi i muajit Rexheb në vitin 201 h në Nejsabur. Mosha e tij ishte 57 vjet, Allahu e mëshiroftë! Varri i tij vizitohet edhe sot.
[1]Shih “El dhubab fi tehdhib el ensab” 3/37,38.
[2] Shih “Xhemheratu ensab el arab”.
[3]Shih “Uefejat el ea’jan’ 5/195.
[4]Shih “Sijeru ea’lam el nubela” 12/558; “Tedhkiratul ĥuf-fadh” 2/588.
[5]Shih “Uefejat el ea’jan’ 5/159.
[6] Shih “Sijeru ea’lamul nubela”