Në origjinë, hixhreti është shpërngulja nga vendi i kafirave (jobesimtarëve) dhe vendosja në një vend islam. [1] Në kohën e Pejgamberit (alejhi selam) hixhreti është realizuar në disa mënyra:
– E para: mërgimi nga vendi i pasigurtë në një vend të sigurtë si Habeshe (Abisinia).
– E dyta: Mërgimi nga Mekka, e cila atëherë ishte vend kufri, në Medina e cila ishte bërë vend islam.
– E treta: Mërgimi i delegatëve të fiseve tek i Dërguari i Allahut në Medine për të mësuar rregullat e fesë. Delegacionet mbasi mësonin fenë ktheheshin tek fiset e tyre dhe u mësonin fenë.
– E katërta: Banorët e Mekkës që pranonin islamin dhe mërgonin tek i Dërguari i Allahut në Medine e pastaj ktheheshin në Mekke.
– E pesta: mërgimi nga gjërat e ndaluara [2]. Me largimin nga gjërat e ndaluara muslimani bëhet mërgimtar i pësosur, siç kuptohet nga një hadith tjetër [3].
Me çlirimin e Mekkës dhe përhapjen e Islamit në të u ndërpre detyra e hixhretit nga Mekka në Medine. Ndërsa mërgimi nga vendet e kufrit në vendet Islame është një detyrë që do të mbetet në fuqi deri në Ditën e Kiametit [4]. Kush pranon islamin në një vend kufri ku nuk ka siguri, ose nuk mundet të shfaqë fenë Islame ose nuk mundet të kryej detyrat fetare, në rast se mundet të mërgojë në një vend islam, ai e ka detyrë hixhretin.
E në rastin tjetër kur dikush pranon islamin në një vend kufri ku ka siguri, ku mundet të shfaqë fenë dhe të kryej detyra islame, sipas disa dijetarëve hixhreti i një muslimani të tillë në vendet islame është i pëlqyeshëm [5], kurse disa dijetarë të tjerë janë shprehur se muslimani e ka detyrë të mërgojë nga vendet e kufrit në vendet islame pa e kufizuar këtë detyrë vetëm me rastin kur nuk mundet të shfaqë fenë [6]. Këta dijetar bazohen në argumentet që ia ndalojnë muslimanit të jetojë mes kafirava apo të vendoset mes tyre. Këto argumente nuk përjashtojnë rastin kur muslimani ka mundësi të shfaqë fenë [7].
Gjithsesi, nëse njëriu që pranon islamin në vendit e kufrit rrezikon të devijojë vetë ose familja ose fëmijët e tij nga feja e Allahut, ai pa diskutim e ka detyrë të mërgojë nga ky vend në vendet islame [8]. Por nëse muslimani nuk mundet të bëjë hixhret, ai është i justifikuar. Deri këtu ishte fjala për mërgimin e muslimanëve të rinj nga vendet e kufrit në vendet islame, ndërsa mërgimi nga vendet islame në vendet e kufrit është qartësisht haram, pasi joshjet dhe rreziqet për devijimin e mërgimtarit në vendet e kufrit ose për devijimin e gruas e pasardhësve të tij janë të mëdha.
Kështu, emigrimi në vendet e kufrit është më i rëndë sesa qëndrimi i atyre që pranojnë islamin në këto vende. Porse lejohet vajtja në vendet e kufrit për ndonjë nevojë që s’mund të plotësohet në vendet islame, si përshembull për mjekimi i sëmundjes, ose për thirrjen e njerëzve në islam, por në këtë rast lejimi ka dy kushte : I pari: Muslimani duhet të ketë njohuri fetare për të shmangur dyshimet që hedhin kafirat ndaj çështjeve të Islamit. I dyti: Duhet të ketë devotshmëri fetare për t’u ruajtur nga gjynahet. [9]
Ibn Kajim në Zadul Mead thotë: “Profeti (alejhi selam) e ka ndaluar që muslimani të jetojë mes idhujtarëve, nëse i jepet mundësia të emigrojë nga ai vend. Ai ka thënë: “Unë distancohem prej çdo muslimani që qëndron mes idhujtarëve.” E pyetën: “O i Dërguari i Allahut, po pse?!” Ai tha: “Vatrat e tyre (idhujtarëve dhe të muslimanëve) duhet të jenë aq larg nga njëra-tjetra, sa që të mos jetë e mundur të shohin zjarrin e njëri-tjetrit.” * [i] Ai ka thënë gjithashtu: “Kush shoqërohet me mushrikët ose banon mes tyre, është njëlloi si ata.” [ii] ose: “Nuk ndërpritet hixhreti, derisa të ndërpritet pendimi, dhe nuk ndërpritet pendimi, derisa dielli të lindë nga perëndimi.” [iii]
Ai ka thënë gjithashtu: “Ka për të pasur hixhrete njëri pas tjetrit. Më të mirët e banorëve të Tokës janë pikërisht ata që emigrojnë dhe banojnë më pranë vendemigrimit të Ibrahimit (alejhi selam). Kur të afrohet Kijameti, në Tokë do të mbeten më të këqijtë e njerëzve. Vëndet e tyre do t’i flakin jashtë, por Allahu e urren daljen e tyre në Sham dhe nguljen e tyre atje, kështu që nuk ua bën të mbarë një gjë të tillë. Zjarri do t’i grumbullojë ata së bashku me majmunët dhe derrat.” [iv]
[1] Shih: Xhamiul ulumi vel hikemi (1/72) dhe Fet’hul Bari (19/21).
[2] Shihi këto mënyra në librirn Ihkamul ahkam, Ibn Dekik el Id (56).
[3] Shih: Sahih Buhari (10).
[4]Shih: Et Temhid të Ibn Abdil Berr (8/390), Tefsirul Kurtubi (5/224), Fet’hul Bari (19/21) dhe Tuhfetul ahvedhi (5/229). Banorët e vendit Islami, ose shumica e tyre, janë muslimanë. Simbolet e Islamit si xhamitë dhe ezani në vendin isam janë të dukshme dhe me shumicë. Këto janë disa veçori me të cilat dallon vendi islam nga vendet e kufrit.
[5] Shih: El Muhedheb (3/265) të Shirazit dhe el Mugni të Ibn Kudames (13/151).
[6] Shih: Et Temhid, Ibn Abdil Berr (8/390), El Mukadimat (Fikh Maliki 2/153), Tefsir Taberi (14/87), Zadul Mead (3/111), Nejlul Eutar (8/32).
[7] Shih hadithet që e ndalojnë këtë gjë në librin “Zadul mead” varianti i përkthyer në shqip (3/138-139).
[8] Shih: El Havil Kebir (fikh shafi (14/269).
[9] Shih: Sherrhu rrijadissalihine, Ibn Uthejmin (1/20).
[10] Nebijj do të thoë: lajmëtar, kurse rresul do të thotë: i dërguar. Muhamedi < është Rresul i Allahut (i Dërguari i Allahut) dhe Nebijj i Allahut (Lajmëtari i Allahut).
[11] Sherh Sahih Muslim, Nevevi, (9/482).
[12] Sherh Sahih Muslim, Nevevi, (9/482).
[13] Shih: Fet’hul Bari (7/286).
[14] Sherh Sahih Muslim, Nevevi, (13/11).
[15] Ahmedi (16597). Shih: Silsile sahiha (1674).
[16] Ebu Daudi (2479). Shih: Sahih Ebi Daud (2241).
———————————————
* D.m.th. nuk lejohet që muslimani të jetojë aq pranë mushrikut, sa të mund të shohin zjarret e njëri-tjetrit, d.m.th. nxit për emigrim.
[i] Hadith sahih, i saktë. E transmeton Ebu Daudi me nr. 2645; Tirmidhiu me nr. 1604; Nesaiu, vëll. 8/36, prej Ebi Muauijes, që transmeton prej Ismail Ibn Halidit, ky prej Kajs Ibn Ebi Hazimit, ky prej Xheririt, dhe transmetuesit e tij janë thikatë, të besueshëm. Por në këtë hadith ka një kundështim, nëse e ka sened-in të plotë deri te Profeti (alejhi selam), apo është mursel. Buhariu, Tirmidhiu e të tjerë veç tyre janë të mendimit se ai është mursel. Por ka transmetime që e përforcojnë dhe dëshmojnë për saktësinë e tij.
Prej këtyre përforcuesve dhe dëshmuesve mund të përmendim atë çka e ka transmetuar Nesaiu, vëll. 5/82, 83; Ahmedi, vëll. 5/4, 5; Ibn Maxheh me nr. 2536, prej Behz Ibn Hakimit, që transmeton prej të atit, prej gjyshit të tij, se Profeti (alejhi selam) tha: “Allahu nuk pranon prej idhujtarit asnjë punë të kryer pasi ka pranuar Islamin, derisa të largohet prej idhujtarëve për t’u bashkuar me muslimanët.” Sened-i i tij është hasen, i mirë. Transmeton gjithashtu Ahmedi, vëll. 4/160 prej Xherir Ibn Abdilahut, i cili tregon se kur dha besën për Islam, Profeti (alejhi selam) i mori fjalën që: “Të mos adhuronte asgjë tjetër veç Allahut, të falte namazin, të jepte zekatin, të këshillonte dhe të sillej me çiltërsi me muslimanët dhe të distancohej nga idhujtarët.” Sened-i i tij është sahih, i saktë. Edhe hadithi vijues është dëshmi për saktësinë e hadithit në fjalë.
[ii] E transmeton Ebu Daudi me nr. 2787 dhe sened-i i tij është daif, porse gjithsesi ky hadith përforcohet nga hadithet e mësipërme dhe bëhet i pranueshëm. E transmeton edhe Hakimi, vëll. 2/141, përmes rrugës së transmetimit të Humam Ibn Katades nga Haseni, e ky nga Semura. Transmetuesit e tij janë të besueshëm.
[iii] E transmeton Ahmedi, vëll. 4/98; Ebu Daudi me nr. 2479; Darimiu, vëll. 2/239, 240, prej Xherir Ibn Uthmanit, ky nga Abdir-rahman Ibn Ebi Euf el Xherashiju, ky nga Ebi Hind el Bexheliju, ky nga Muauije. Por për Ebu Hind el Bexhelijin, Abdul Haki thotë se nuk është shumë i njohur. Ndërsa Ibn Katan thotë se ai është i panjohur (mexhhul). Transmetuesit e tjerë janë thikatë. Megjithatë, për këtë hadith dëshmon edhe hadithi i Abdullah Ibn Sa’dijut, që ndodhet tek Ahmedi me nr. 1671, me sened hasen, se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Hixhreti nuk ndërpritet kurrë për sa kohë që të luftohet kundër armikut.”
Muauija, Abdurrahman Ibn Aufi dhe Abdullah Ibn Amri Ibn Asi thonë se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Hixhreti është dy llojesh: I pari: Të braktisësh dhe t’u largohesh të këqijave. Lloji tjetër: Të udhëtosh për tek Allahu dhe Profeti i tij. Hixhreti, kurrë nuk ka për t’u ndërprerë përderisa teubja është e pranueshme. Dhe pendimi do të vazhdojë të pranohet derisa dielli të lindë nga perëndimi. Nëse ai lind nga perëndimi, çdo zemër do të vuloset me atë që ka brenda saj dhe nuk do të kërkohet më punë prej njerëzve.”
Transmeton Ahmedi, vëll. 5/270, me një jetër sened hasen, prej Ibn Sa’dijut, që tregon se ai mbëriti te Profeti (alejhi selam) bashkë me disa shokë të tij. Ata më thanë mua: “Ruaj çadrat, kafshët dhe plaçkën tonë dhe pastaj do të hysh pas nesh. Mbasi Pejgamberi (alejhi selam) ua mbraroi punët dhe ua plotësoi kërkesat, ata më thanë: “Tani shko dhe hyr ti! Pasi hyri, Pejgamberi (alejhi selam) e pyeti: “Çfarë nevoje ke?” Iu përgjigja: “Dua të më tregosh se a është ndërprerë hixhreti apo jo?” Profeti (alejhi selam) tha: “Pyetja dhe kërkesa jote është më e mirë se kërkesat e tyre. Hixhreti nuk do të ndërpritet përderisa luftohet kundër armikut.”
[iv] E transmeton Ebu Daudi me nr. 2482, në kapitullin El Xhihad, tema “Banimi në Sham”; Ahmedi, vëll. 2/84, 199 dhe hadithi me nr. 209, prej Abdullah Ibn Amr Ibnl Asit. Por në sened-in e tij është Sherh Ibn Hushebi, i cili është i dobët, kështu që hadithi është i dobët.