Fëmijët duhet të mbrohen nga shikimi i stacioneve televizive që kanë muzikë, femra të zbuluara dhe programe të dëmshme, sepse shikimi i tyre për fëmijët është shkatërrim, mund të shkatërrojë gjithçka që përpiqet tu japë prindi me këshilla Islame. Ato e dëmtojnë memorjen e fëmijës, e prish shpirtin dhe zemrën e tij, e bën të papërqëndruar në punë të khajrit, e lënë mbrapa dhe në mësimet e shkollës dhe në veprimtaritë e jetës, nuk e ndihmon të nxëjë përmendësh Kur’anin dhe njohuritë fetare.
Njerëzit e shtëpië duhet të njihen dhe me rregullat Islame të shtëpisë si: namazi në shtëpi, të mos ulesh në vendin e posaçëm për të zotin e shtëpisë dhe të mos i prishë atij imam në shtëpinë e tij pa lejen e tij; normat e kërkimit të lejes; normat e ngrënies, pirjes, gjumit dhe mikpritjes. Rekomandohet që kryefamiljari të këshillohet për punët dhe çështjet e famijes me njerëzit e shtëpisë. Prindërit duhet të rregullojnë me vendosmëri dhe përpikmëri oraret e gjumit dhe të ngënies së ushqimit.
Shtëpia duhet të pastrohet nga haramet, si: fotografit, figurat e frymorëve, pikturat dhe statujat e tyre: çdo gjë që ka formën e kokës së frymorit në shtëpi bëhet pengesë për hyrjen e melaikeve (engjëjve). Varja e fotografisë në shtëpi bëhet pengesë për praninë e melaikeve. Pejgamberi (alejhi selam) i ka ndaluar format (fotografitë) e frymorëve në shtëpi, sikure shënohet në sunenin e Tirmidhiut.
Po ashtu ndalohet rreptësisht ndjekja e emisioneve televizive me muzikë dhe me femra të zhveshura. Televizori është kthyer në një nga mjetet me përmasa shumë të rrezikshme shkatërruese. Përmes filmave , telenovelave, emisioneve me muzikë, programeve të ndryshme po shkatërrohet morali dhe vlerat e bindjes fetare të njerëzve. Televizori është bërë një mjet i madh degradimi dhe një pengesë e madhe për përparimin e fëmijëve të muslimanëve.