Rrethanat ndikojnë shumë në kryerjen e detyrave. Nëse shikon dikë që është edukuar në një ambient të mirë, sipas Kur’anit dhe Traditës Profetike, dhe që është udhëzuar sipas udhëzimit të të parëve tanë të mirë, do ta gjesh atë respektues të të drejtave bashkëshortore dhe zbatues të detyrimeve familjare të përcaktuara për të nga Allahu i Lartësuar.
E njëjta gjë vlen edhe për gruan që ka pasur fatin të jetojë në një ambient të mirë. Një ambient i tillë është shtysa më e mirë për të në kryerjen e detyrave ndaj bashkëshortit të saj. Këto dy çështje janë tepër të rëndësishme si për përmirësimin e jetës familjare edhe për kryerjen e obligimeve bashkëshortore.