Jeta bashkëshortore është e ndërtuar mbi të drejta dhe detyra. Lumturia do të humbasë në momentin kur çdo partner e shikon jetën bashkëshortore vetëm nëpërmjet të drejtave; ndërsa kur e shikojnë si detyra të cilat duhet patjetër ti kryejnë dhe të drejta të cilat i presin nga njeri-tjetri, në këtë mënyrë bashkëshortet kanë zgjedhur rrugën e duhur për të arritur lumturinë.
Por duhet të theksojmë se jeta bashkëshortore ka nevojë edhe për mirësi mes partnerëve: “Dhe mos i harroni të mirat ndaj njëri-tjetrit”. (Sure Bekare: 227) Kjo për faktin se jeta e cila ndërtohet vetem mbi të drejta dhe detyra, është jetë e zbrazët, të cilës i ka humbur shpirti që e mban gjallë dhe freskia që e kënaq. Çdo bashkëshort që kërkon lumturinë le të shpejtojë për të qënë ai iniciatori i këtyre praktikave efikase.