Kapitulli i Pastërtisë – Tema 1
(Nr. 1) Na ka treguar Abdullah Ibn Musleme Ibn Ka’nebi El-Ka’nebiu, këtij i ka treguar Abdulazizi – Ibn Muhammedi, nga Muhammedi – Ibn Amri, ky nga Ebi Seleme, e ky nga Mugire Ibn Shu’be: “Vërtet, Pejgamberi (salAllahu alejhi we selem) kur shkonte për të kryer nevojë largohej më larg (prej masës)”. (Hadith i saktë – Albani)
(Nr. 2) Na ka treguar Musedded Ibn Muserhedi, këtij i ka treguar Isa Ibn Junusi, këtë e ka informuar Ismail Ibn Abdulmeliku, ky nga Ebi Zubejri, e ky nga Xhabir Ibn Abdullahu se Pejgamberi (salAllahu alejhi we selem): “Kur donte të kryejë nevojën e madhe largohej që të mos e shohë askush”. (Hadith i saktë – Albani)
(Sunen Ebu Davud)