Bashkëshortët si shkak i jetës së gjatë me njëri-tjetrin dhe lidhjes së ngushtë që kanë ndërtuar, patjetër që kanë konfidencë dhe të fshehta të cilat nuk i dinë të tjerët. Kjo e bënë të detyrueshme që secili prej bashkeshortëve ti mbaj ato të fshehta sepse zbulimi dhe përhapja e tyre shkakton humbjen e besueshmerisë ndaj partnerit, dhe në momentin që humb besnikëria duhet të kuptojmë se jeta bashkëshortore ka krijuar krisje.
Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) përcjell se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Kush ja mbulon të metat një muslimani, Allahu do t’ja mbulloj të metat e tij në dunja dhe ahiret.” (Muslimi) Nëse një gjë e tillë kërkohet ndaj muslimanëve të thjesht çfarë mund të thuhet për ato që ndodhin në shtratin bashkëshortor.
Përcillet nga Ebu Seid (radijAllahu anhu) se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Ndër njerzit më të këqinj tek Allahu Ditën e Gjykimit është ai burrë i cili fle me bashkëshorten e tij më pas përhap lajmet e saj (të fshehtat e saj).” (Muslimi) Disa gjëra është mirë që bashkëshortët ti mbajn të fshehura qoftë dhe ndaj prindërve apo vëllezërve sepse ndodh që pikërisht zbulimi i këtyre sekreteve mund te jet shkak për prishjen e marrdhënjeve.