Ka një numër të konsiderueshëm bashkëshortësh të cilët mërmërisin hadithe të Profetit (alejhi selam) të cilët garantojnë të drejtat e tyre tek partneri tjetër, si dhe interesimi i tyre më i madh është të njohin atë që u takonon atyre dhe jo atë që u takon partnerit tjetër. Në fakt këta partnerë nuk janë gjë tjetër vetëm se egoistë, të cilëve nuk u intereson vetëm se çështja e tyre, kështuqë një partner i tillë do ta ketë të vështirë që të bëj vend tek partneri tjetër.
O ju bashkëshortë! Ai i cili ka thënë: “Nëse do të urdhëroja dikënd ti binte në sexhde dikujt, do të urdhëroja gruan ti binte në sexhde burrit”, është po i njëjti i cili ka thënë: “Silluni mirë me gratë”, dhe: “Unë do të jem garant (avokat) për të drejtën e dy të dobtëve: jetimin dhe gruan”. (Ahmedi dhe Ibn Maxhe. Vërteton Albani.)
O ju bashkëshortë! Ai i cili ka thënë: “Më i miri prej jush është ai që sillet më mirë me gruan e tij”, është po i njëjti i cili ka thënë: “Nëse gruaja fal pesë namazet e saj, agjëron muajin e saj, ruan nderin e saj dhe i bindet burrit të saj, do ti thuhet hyr në Xhennet nga cila derë të duash”. (Transmeton Ahmedi. Vërteton Albani.)