Prej Aishes transmetohet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Kush vdes duke pasur agjёrim borxh, atёherё pёr tё duhet ta agjёrojё pёrgjegjёsi i tij.” [1]
Prej Ibn Abassit pёrcillet se njё burrё erdhi tek i Dёrguari i Allahut dhe e pyeti: “O i Dёrguar i Allahut, nёna ime vdiq dhe ka borxh agjёrimin e njё muaji. A ta kryej unё nё vend tё saj?” I Dёrguari i Allahut tha: “Po tё kishte nёna jote para borxh, a do t’ia shlyeje atё borxh asaj?” Ai tha: “Po.” I Dёrguari tha: “Borxhi ndaj Allahut meriton mё sё shumti tё shlyhet.”
Sipas njё transmetimi tjetёr, njё grua erdhi tek i Dёrguari i Allahut dhe i tha: “O i Dёrguari i Allahut, nёna ime vdiq dhe la borxh njё premtim pёr agjёrim, a mund ta agjёroj unё nё vend tё saj?” Ai tha: “Po tё kishte nёna jote borxh e ti t’ia shlyeje, a do tё quhej i shlyer ky borxh?” Ajo tha: “Po.” I Dёrguari i Allahut tha: “Atёherё, agjёroje pёr nёnёn tёnde.” [2]
Nga Burejdeh transmetohet se ka thёnё: “Unё isha duke qёndruar me tё Dёrguarin e Allahut, kur erdhi njё grua dhe tha: “Unё i pata dhuruar nёnёs time njё robёreshё. Nёna mё vdiq.” I Dёrguari i Allahut tha: “Ti e ke marrё shpёrblimin tek Allahu pёr tё dhe trashёgimia po ta rikthen prapё ty.” Ajo tha: “O i Dёrguari i Allahut, nёna kishte borxh agjёrimin e njё muaji, a ta agjёroj unё pёr tё?” Ai tha: “Agjёroje ti pёr tё.” Ajo tha: “Ajo nuk bёri haxh kurrё. A tё bёj haxh pёr tё?” Ai tha: “Kryeje ti haxhin pёr tё.” [3]
Dobi dhe dispozita
E para: Nё origjinё, adhurimet trupore nuk mund tё kryhen me pёrfaqёsi ose nga dikush tjetёr. Agjёrimi dhe haxhi pёrjashtohen nga ky rregull, pёr shak tё hadithit tё mёsipёrm. Hafidh Ibn AbdulBerri ka thёnё: “Dijetarёt unanimisht janё tё mendimit se namazi, qoftё farz apo sunnet, nuk mund tё kryhet nga dikush tjetёr. Nuk mund tё kryhet qoftё pёr njё tё gjallё apo pёr njё tё vdekur.
Gjithashtu, nuk mund ta agjёrojё njё person nё vend tё njё personi tjetёr tё gjallё. Kjo çёshtje ёshtё e prerё dhe pa asnjё mospajtim mes dijetarёve. Ndёrsa pёr njё person qё i vdes njё i afёrm, i cili ka lёnё detyrime nё agjёrim, se a duhet apo s’duhet ta shlyejё, mbi kёtё çёshtje dijetarёt ndajnё mendime tё ndryshme nё tё kaluarёn e nё tё tashmen.” [4]
E dyta: Njё person qё vdes dhe ka borxh agjёrim prej Ramazanit ndodh njё prej dy rasteve:
- Vdes para se tё ketё mundёsi tё agjёrojё, pёr shkak tё kohёs sё pamjaftueshme, pёr arsye udhёtimi, pёr arsye shёndetёsore etj. Njё person i tillё nuk ka asnjё detyrim, sipas fjalёs sё shumicёs sё dijetarёve.
- Vdes para se t’i mundёsohet shlyerja e agjёrimit. Nё kёtё rast ёshtё prej sunnetit ose pёlqehet ta agjёrojё pёr tё kujdestari i tij.
E treta: Ligji islam parashtron heqjen e barrёs ndaj tё vdekurit nёpёrmjet tё afёrmve tё tij apo dikujt tjetёr. Nё hadithin “atёherё pёr tё duhet ta agjёrojё pёrgjegjёsi i tij”, pёrgjegjёsi i tij kёtu ёshtё trashёgimtari. Kjo ndodh nё tё shumtёn e rasteve por nёse agjёron pёr tё ndonjё i afёrm qё nuk merr pjesё nё trashёgimi apo ndonjё i largёt, atёherё shlyerja ёshtё e pranueshme, sikurse ndodh me borxhin.
Shejkhu i Islamit Ibn Tejmije ka thёnё: “I Dёrguari i Allahut e ka shёmbёllyer kёtё çёshtje me borxhin, sepse shlyerja e borxhit ёshtё e pranueshme prej kujtdo. Kjo tregon se, edhe nё kёtё rast, shlyerja e agjёrimit mund tё bёhet prej kujtdo, dhe kjo nuk ёshtё e lidhur vetёm me bijtё e tё vdekurit.” [5]
E katërta: Shlyerja e agjёrimit dhe e borxhit ndaj tё vdekurit nuk ёshtё obligim mbi trashёgimtarёt e tij, mirёpo kjo kryhet vullnetarisht pёr tё hequr barrёn prej tё vdekurit. [6]
E pesta: Nёse i vdekuri ka lёnё ditё pa agjёruar dhe pёr tё agjёrojnё disa njerёz nё njё ditё tё vetme nё pёrputhje me numrin e ditёve, kjo gjё ёshtё e pranueshme dhe shlyerja ёshtё e saktё. Diçka e tillё nuk mund tё veprohet me “agjёrimin e kushtёzuar me vijmёsi”, si nё rastin e shlyerjes (kefare) sё dhiharit [7] e tё vrasjes. Nё kёto raste duhet ta agjёrojё njё person i vetёm dy muaj rresht. [8]
E gjashta: Nёse askush nuk del vullnetar pёr tё agjёruar pёr tё vdekurin, atёherё trashёgimtarёt e tij duhet tё ushqejnё pёr çdo ditё agjёrimi njё tё varfёr, edhe nёse ky shpenzim hiqet prej trashёgimisё sё tij. [9]
E shtata: Nёse trashёgimtarёt gjejnё dikё me pagesё pёr tё agjёruar pёr tё, kjo nuk lejohet, sepse çёshtjet e adhurimeve nuk ndreqen duke paguar dikё tjetёr. [10]
E teta: Nёse premton se do tё agjёrojё muajin Muharrem dhe vdes nё muajin Dhul-Hixhe, nё kёtё rast nuk bёhet shlyerje pёr tё, sepse nuk e ka arritur kohёn e obligimit, si shembulli i njё personi qё vdes para se tё vijё Ramazani.
E nёnta: Njё person i cili ka pёr tё shlyer agjёrimin e disa ditёve tё Ramazanit dhe dёshiron tё shlyejё agjёrimin e ndonjё dite tё mbetur nga Ramazani, tё ndonjё premtimi apo ndonjё shlyerje tjetёr pёr ndonjё tё afёrm të tij, atёherё ky njeri, sё pari, duhet tё shlyejё agjёrimin e vet, pastaj tё shlyejё agjёrimin e tё afёrmit tё tij. [11]
E dhjeta: Dita e festёs sё Bajramit nuk e shkёput vijmёsinё e agjёrimit pёr atё qё ёshtё duke agjёruar dy muaj rresht, sepse agjёrimi nё ditёn e festёs ёshtё i ndaluar. [12]
[1] Buhariu 1851, Muslimi 1147.
[2] Buhariu 1852, Muslimi 1148.
[3] Muslimi 1149, Ebu Daudi 2877, Tirmidhi 667, Nesai 6314, Ibn Maxheh 2394.
[4] El Istidhkar 4/340.
[5] Mexhmu el Fetawa 24/311, El Mugni 4/400, Fet’hul Bari 4/194.
[6] El Mugni 4/399, Sherh el mumti’i 6/450, tregues pёr mosobligimin ёshtё fjala e Allahut “askush nuk do ta bartё barrёn e tjetrit”. Gjithashtu, i Dёrguari i Allahut e ka shёmbёllyer me borxhin dhe shlyerja e borxhit nuk ёshtё detyrim pёr trashёgimtarёt.
[7] Dhihari ёshtё njё gjendje ndёrshkimore ndaj bashkёshortit, pasi i ёshtё drejtuar bashkёshortes sё tij me kёto fjalё: ‘mё je bёrё si shpina e nёnës time’ apo diçka tё ngjashme, pёr tё aluduar se po e konsideron harram marrëdhёniet me tё, ashtu sikundёr e ka tё ndaluar me gratё qё nuk i lejohet të martohet.
Shpagimi pёr kёtё vepёr ёshtё një nga veprat e mëposhtme, sipas radhës dhe mundësisë: 1- çlirimi i një skllavi, 2- agjёrimi dy muaj rresht, 3- ushqimi gjashtёdhjetё tё varfёr. Ky shpagim duhet të kryhet me renditje, dmth, kush ka mundёsi tё lirojё njё skllav, atё duhet tё bёjё sё pari, e kush nuk ka mundёsi, atёherё sipas mundёsisё tё dytёn ose tё tretёn.
[8] Transmeton Buhariu prej El Hasan Ta’likan se: Lejohet tё agjёrojnё tridhjetё burra njё ditё tё vetme. Fet’hul Bari 4/193, Sherh el Mumti’i 6/352.
Ky mendim e pёrkrah edhe Shejkh Ibn Baz pёr shkak tё mos kushtёzimit tё haditheve mbi kёtё temё. Ndёrsa pёr agjёrimin e kefares ёshtё shprehur; Nuk lejohet ndarja e agjёrimit tё dy muajve tё kefares midis njё grupi njerёzish, por duhet ta agjёrojё vijmёsisht njё person i vetёm, sikurse e ka bёrё ligj Allahu. Fetawa Ibn Baz 15/375.
[9] Sherh el mumti’i 6/456.
[10] Sherh el mumti’i 6/456.
[11] Fetawa lexhned daimeh 7942.
[12] Fetawa Ibn Xhibrin 102, 125.