Prej Ibn Umerit transmetohet se ka thёnё: “I Dёrguari i Allahut e ka bёrё obligim sadakanë e fitrit njё sa’e [1] me hurma ose me elb pёr çdo person musliman, tё lirё, rob, mashkull, femёr, i vogёl e i madh. Ai ka urdhёruar qё ky obligim tё kryhet para se njerёzit tё dalin pёr namazin e Bajramit.” [2]
Nё njё transmetim tjetёr tё Buhariut, Nafi’u ka thёnё: “Ibn Umeri e jepte sadakanë e fitrit pёr çdo tё vogёl e tё madh, saqё jepte edhe pёr tё vegjlit e mi. Ai ua jepte sadakanë atyre qё e pranonin. Ata e jepnin sadakanë e fitrit njё ose dy ditё para festёs sё Fitёr Bajramit.” [3]
Prej Ebu Said El Khudri transmetohet se ka thёnё: “Ne nxirrnim sadakanë e fitrit njё sa’e me ushqim, me elb, me hurma, me djath ose me rrush tё thatё.” [4]
Nga Ibn Abassi transmetohet se ka thёnё: “I Dёrguari i Allahut e ka bёrё obligim sadakanë e fitrit, qё shёrben si pastrim pёr agjёruesin nga veprimet e kota dhe sjelljet e pahijshme dhe si ushqim pёr tё varfrit. Kush e kryen kёtё detyrё pёrpara namazit të Bajramit, i konsiderohet sadaka e pranuar, ndёrsa atij tё cilit e kryen pas namazit, i konsiderohet si njё sadaka normale e jo sadaka fitri.” [5]
Prej Kajs Ibn Sa’dit pёrcillet se ka thёnё: “I Dёrguari i Allahut na urdhёronte tё nxirrnim sadakanë e fitrit pёrpara se bёhej obligim nxjerrja e zekatit tё pasurisё. Kur u bё detyrё nxjerrja e zekatit, atёherё as na urdhёronte e as na ndalonte, ndërsa ne e jepnim (sadakan e fitrit).” [6]
Dobi dhe dispozita
E para: Sadakaja e fitrit ёshtё detyrё mbi çdo musliman. Ajo ka qenё detyrё pёrpara zekatit tё pasurisё dhe ka mbetur detyrё sikurse qe mё parё, edhe pasi qё ёshtё obliguar zekati i pasurisё.
E dyta: Çdo musliman e ka detyrё ta nxjerrё kёtё sadaka pёr veten e tij dhe pёr ata qё ёshtё i detyruar tё shpenzojё, si gruaja dhe fёmijёt e tij.
E treta: Nёse gruaja dhe fёmijёt fitojnё para ose kanё pasuri, atёherё mё e mira ёshtё ta nxjerrё sadakanë e fitrit secili pёr vete, sepse urdhri u drejtohet edhe atyre. Megjithatё, lejohet ta nxjerrё sadakanë e fitrit pёr ta kujdestari i tyre, edhe kur ata zotёrojnё pasuri.
E katërta: Nuk lejohet nxjerrja e sadakasë së fitrit nё vlerё monetare. Ky ёshtё dhe mendimi i shumicёs sё dijetarёve.
I Dёrguari i Allahut nuk ka urdhёruar diçka tё tillё, nuk e ka vepruar vetё dhe as shokёt e tij nuk e kanё vepruar diçka tё tillё, edhe pse nxjerrja e saj pёrsёritej pёr çdo vit. Kur tё varfёrit i jepet ushqim, pёrfiton me tё edhe familja e tij, ndёrsa po tё jepet vlera nё para, ai mund t’i shpenzojё vetё, pa çuar gjë te familja e vet. Gjithashtu, dhёnia e sadakasë së fitrit nё vlerё monetare çon nё humbjen e madhёshtisё sё kёsaj vepre.
E pesta: Nxjerrja e sadakasë së fitrit fillon qё nё natёn e njёzet e tetё të Ramazanit. Sahabët e nxirrnin atё njё ose dy ditё pёrpara festёs. Koha e nxjerrjes, sikurse ёshtё pёrshkruar nё hadithe, shkon deri para namazit të Fitёr Bajramit.
E gjashta: Sadakaja e fitrit u jepet atyre qё e meritojnё, domethënë fukarenjve e nevojtarёve, dhe pёr kёtё i Dёrguari i Allahut e ka quajtur: “ushqim pёr tё varfrit”.
Ёshtё gabim t’u jepet komshinjve ose tё afёrmve, nёse nuk e meritojnё, sikurse ёshtё bёrё zakon tek disa njerёz, qё shkёmbejnё sadakanë e fitrit mes tyre, ashtu sikurse shkёmbejnё mishin e kurbanit ose mishin e akikas (Kurbani kur lind fëmija), prej sё cilёve lejohet dhurimi edhe pёr ata qё nuk janё tё varfёr. Gjithashtu, ёshtё e gabuar qё t’u jepet pёr çdo vit familjeve tё njёjta, sepse ndodh qё ndonjё familje prej tyre tё pasurohet, dhe atëherë nuk lejohet ti jepet akoma zekat fitri.
E shtata: Mё parësore ёshtё nxjerrja e sadakasë së fitrit pёr fukarenjtё e vendit ku jeton muslimani, por lejohet dërgimi i saj nё vende tё tjera, sidomos kur atje ka shumё nevojtarё dhe njeriu nuk njeh ndonjё nevojtar nё vendin e tij, ose kur nevojtarёve tё vendit tё tij ka kush u jep sadaka.
E teta: Nё sadakanë e fitrit gjen urtёsi e dobi tё shumta:
- Demonstrimi i falёnderimit pёr mirёsinё e Allahut ndaj robit, qё arrin tё plotёsojё agjёrimin e muajit dhe qё arrin festёn e Bajramit. Allahu i Lartёsuar thotё: “…ta plotёsoni ciklin, ta madhёroni Allahun pёr udhёzimin qё ju dha, e ndoshta do tё falënderoni.” (El-Bekare: 185)
- Ajo ёshtё pastrim pёr trupin, tё cilin Allahu e ka lejuar tё jetojë pёrgjatё tёrё vitit.
- Sadakaja e fitrit shёrben si pastrim pёr agjёrimin e njeriut prej veprave tё kota dhe sjelljeve tё pahijshme, sikurse tregohet nё hadith.
- Nxjerrja e sadakasë së fitrit shfaq mbёshtetjen ndaj fukarenjve dhe nevojtarёve dhe u krijon atyre mundёsinё pёr tё qenё tё barabartё me muslimanёt e tjerёt nё festё, pёr tё qenё tё gёzuar, tё mirё ushqyer e tё ngopur, pa qenё nevoja tё lypin tek tё tjerёt.
- Ajo e edukon agjёruesin për bujari, pёr kontribut dhe e mbron atё ndaj dorёshtrёngimit dhe koprracisё.
E nёnta: Lejohet qё njё grup njerёzish ose njё familje t’ia japё sadakanë e fitrit njё tё varfri tё vetёm, sikurse lejohet qё sadakaja e njё personi tё vetёm t’u shpёrndahet disa tё varfёrve.
E dhjeta: Sadakaja e fitrit obligohet sapo tё perёndojё dielli i ditёs sё fundit tё Ramazanit. Njё person i cili vdes pёrpara perёndimit nuk e ka detyrё nxjerrjen e zekatit tё fitrit, sepse ai ka vdekur pёrpara shkakut tё obligimit. Po kёshtu, nёse lind ndonjё fёmijё pas perёndimit tё diellit ditёn e fundit tё agjёrimit, nuk është obligim nxjerrja e sadakasë për të, mirёpo kjo pёlqehet.
E njёmbёdhjeta: Personi i cili ka marrё punёtorё dhe shёrbyes me pagё tё caktuar nuk e ka detyrё tё japë sadakanë e fitrit pёr ta, vetёm nёse diçka e tillё ka qenё e kushtёzuar nё aktmarrёveshje. Ai mund ta nxjerrё sadakanë pёr ta nё shenjё bamirёsie dhe mirёsjelljeje ndaj tyre.
E dymbёdhjeta: Nёse muslimani harron ta japë sadakanë e fitrit nё kohёn e duhur dhe kujtohet vetёm pas namazit tё Bajramit, atёherё e jep sadakanë nё ato momente, sepse ёshtё i arsyetuar prej harresёs.
E trembёdhjeta: Nёse agjёruesi ia lё nё dorё nxjerrjen e sadakasë sё fitrit njё pёrfaqёsuesi tё tij, atёherё ky pёrfaqёsues duhet t’ia dёrgojё atё tё varfrit pёrpara namazit tё Bajramit. Mirёpo, nёse vetё i varfёri i kёrkon pёrfaqёsuesit ta mbajё nё ruajtje sadakanë derisa tё shkojё vetё, lejohet nё kёtё rast qё sadakaja tё qёndrojё tek ky pёrfaqёsues, derisa tё vijё i varfri e ta marrё, qoftё edhe pas namazit tё Bajramit.
[1] Njёsi matёse nё kohёn e Profetit (alejhi selem), rreth tre kilogram (sh.p).
[2] Buhariu 1432, Muslimi 984.
[3] Buhariu 1440.
[4] Buhariu 1435, Muslimi 985.
[5] Ebu Daudu 1609, Ibn Maxheh 1827, e ka saktёsuar Hakimi 1/568 dhe e ka konsideruar tё mirё Shejkh Albani.
[6] Nesai 5/49, Ibn Maxheh 1828, e ka saktёsuar Hafidh Ibn Haxher nё Fet’hul Bari 3/267.