Nga Ebu Bekrah transmetohet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Dy muaj nuk shkurtohen: muaji i festёs sё Ramazanit dhe muaji i Dhul Hixhes.” Nё njё transmetim tjetёr thuhet: “Dy muajt e festave nuk shkurtohen: Ramazani dhe Dhul Hixhe.” [1]
Ky hadith ёshtё shpjeguar prej disave kёshtu: Ramazani dhe Dhul Hixhe nuk shkurtohen qё tё dy nё tё njёjtin vit. Nёse njёri shkurtohet, atёherё tjetri plotёsohet, e kjo ndodh nё tё shumtёn e rasteve.
Gjithashtu, ёshtё thёnё se nuk pakёsohet shpёrblimi dhe vlera e tyre, edhe pse mund tё shkurtohet numri i ditёve tё muajit dhe ky shpjegim duket si mё i sakti. [2]
Dobi dhe dispozita
E para: Ligjvёnёsi i Urtё (Allahu) i ka veçuar kёto dy muaj, Ramazanin dhe Dhul Hixhe, me kёtё dispozitё, pёr shkak se lidhen me agjёrimin dhe haxhin. [3]
E dyta: Bashkëngjitja e festёs sё Fitёr Bajramit muajit Ramazan, edhe pse festa ёshtё nё fillim tё muajit Shewal. Nё njё transmetim tё Imam Ahmedit thuhet: “Dy muaj nuk shkurtohen dhe nё secilin prej tyre ka festё: Ramazan dhe Dhul Hixhe.” [4]
E treta: Gabimi nё lidhje me pёrcaktimin e hyrjes sё muajit ёshtё gjё qё ndodh dhe njerёzit nuk duhet të vihen nё vёshtirёsi, pёrderisa veprojnё nё pёrputhje me udhёzimet islame nё lidhje me parjen e hёnёs apo plotёsimin e muajit, kur shikimi i hёnёs ёshtё i pamundur.
E katërta: Çdo vlerё dhe dispozitё e lidhur me muajin Ramazan dhe Dhul Hixhe arrihet, qoftё Ramazani me tridhjetё ditё, qoftё me njёzet e nёntё ditё, qoftё qёndrimi nё Arafat pёrkon me ditёn e nёntё tё muajit Dhul Hixhe apo nuk pёrkon, me kusht nёse njerёzit pёrpiqen tё jenё sa mё tё saktё nё lidhje me parjen e hёnёs. [5]
E pesta: Prej dobive tё kёtij hadithi ёshtё heqja e dyshimit dhe e shqetёsimit prej zemrës, që mund tё lindin kur agjёrohet njёzet e nёntё ditё ose kur qёndrohet nё Arafat ditёn e gabuar, pasi mund tё ndodhё qё njerёzit tё qёndrojnё nё ditёn e tetё nё Arafat, pёr shkak tё dёshmisë sё rreme tё ndonjё personi mbi parjen e hёnёs nё muajin e Dhul Hixhe. Megjithatё, ky shqetёsim ёshtё i zgjidhur, se adhurimi ёshtё i saktё dhe shpёrblimi ёshtё i plotё, me lejen e Allahut. [6]
E gjashta: Ky hadith tregon se shpёrblimi mbi adhurimet nuk ёshtё gjithmonё i lidhur me praninё e vёshtirёsisё, sepse Allahu dhuron prej mirёsisё sё Tij, kur muajin e mangёt e barazon nё shpёrblim me muajin e plotё. [7]
E shtata: Nё kёtё hadith ka argument mbёshtetёs pёr palёn e dijetёrёve qё janё tё mendimit se pёr agjёrimin e tёrё muajit tё Ramazanit mjafton njё nijet i vetёm, pёr arsye se Ligjvёnёsi i Urtё e ka konsideruar tёrё muajin si njё adhurim tё vetёm.
[1] Buhariu 1813, Muslimi 1089.
[2] Ikmal el mualim 4/24, el mufhim 3/145.
[3] Fet’hul bari 4/125.
[4] Ahmedi 5/47.
[5] Sherh en Nevevij 7/199, Fet’hul Bari 4/126, Umdetulkarrij 10/285.
[6] Fet’hul Bari 2/126.
[7] Fet’hul Bari 4/126.