Prej Umer Ibn Hattabit pёrcillet se i ka thёnё tё Dёrguarit tё Allahut: “Unё kam premtuar nё kohёn e injorancёs qё tё qёndroj njё natё nё Xhaminё e Shenjtё.” I Dёrguari i Allahut i tha: “Plotёsoje premtimin tёnd.” Atёherё Umeri bёri itikaf njё natё.
Nё njё transmetim tjetёr pёrcillet se Umer Ibn Hattabi, kur po kthehej nga Taifi nё vendin e quajtur El-Xhirraneh, pyeti tё Dёrguarin e Allahut: ‘O i Dёrguari i Allahut, unё kam premtuar nё kohёn e injorancёs tё qёndroj nё itikaf njё ditё nё Xhaminё e Shenjtё. Çfarё tё bёj?” Ai tha: “Shko dhe qёndro njё ditё nё itikaf.” [1]
Nё njё transmetim tjetёr thuhet: “Kur u bёra musliman, pyeta pёr tё tё Dёrguarin e Allahut, e ai mё tha: “Plotёsoje premtimin tёnd.” [2]
Dobi dhe dispozita
E para: Premtimi dhe itikafi ishin tё njohura nё kohёn e injorancёs.
E dyta: Mbajtja e njё premtimi tё dhёnё nё kohёn e injoracёs ёshtё vepёr e lejuar nё Islam. Disa dijetarё kanё thёnё se mbajtja e premtimit edhe nё kёtё rast ёshtё detyrё.
E treta: Kujdesi i Umerit tё çlirohej nga premtimi qё kishte bёrё nё kohёn e injorancёs. Kjo tregon pёr devotshmёrinё dhe pёrpikmёrinё e Umerit.
E katërta: I Dёrguari i Allahut e urdhёroi Umerin ta mbajё premtimin, edhe pse qe njё premtim i bёrё nё kohёn e injorancёs. Kjo tregon se Islami e pёrforcon rёndёsinё e mbajtjes sё premtimit dhe e lufton thyerjen e tij. [3]
E pesta: Itikafi njё ditё apo njё natё tё vetme ёshtё i saktё, nё bazё tё hadithit tё lartpёrmendur.
E gjashta: Me kёtё hadith argumentohen edhe ata qё thonё se itikafi ёshtё i saktё edhe pa agjёrim, sepse nata nuk ёshtё kohё agjёrimi. [4]
E shtata: Nё bazё tё atyrё qё thonё se itikafi ёshtё i saktё edhe pa agjёrim, qё ёshtё dhe mendimi mё i saktё, i lejohet tё sёmurit qё e ka prishur agjёrimin e tij pёr shkak tё sёmundjes tё bёjё itikaf. [5]
E teta: Pёr diçka qё nuk e dimё duhen pyetur dijetarёt, sepse Umeri pёr premtimin e tij shkoi tё pyeste tё Dёrguarin e Allahut. Gjithashtu, ёshtё detyrё t’i sqarohet çёshtja e fesë atij qё pyet.
E nёnta: Nёse premton tё bёsh itikaf nё njё xhami tjetёr pёrveç tri xhamive kryesore tё Islamit (përkatësisht në Mekke, Medine dhe xhaminë Aksa) dhe lipset tё ndёrmarrёsh udhёtim enkas (në formë pelegrinazhi) pёr tё, atёherё pёrmbushja e kёtij premtimi nuk lejohet, se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Nuk lejohet tё ndёrmarёsh udhёtim enkas, në formë pelegrinazhi, drejt ndonjë faltoreje, përveç tri xhamive kryesore.” Nёse nuk nevojitet të bësh udhёtim, atёherё lejohet. [6]
[1] Buhariu 1937, Muslimi 1656.
[2] El-Bezar 140, Bejhakiu 10/76.
[3] Sherh Ibn Batal 4/168.
[4] Prej atyre qё e kanё vёnё si kusht agjёrimin gjatё itikafit janё: Ibn Umer, Ibn Abas, Malik, Sha’biu, Euzaij, Theuri, Hanefitё, Ahmedi nё njё transmetim, Kurtubiu, Ibn Kajjim, ndёrsa prej atyre qё nuk e kanё vёnё si kusht janё; Aliu, Ibn Mes’udi, Hasan el Basri, Ata’u Ibn Ebu Rabaha, Umer Ibn Abdulaziz, Shafiu, Ahmedi, Is’haku, Dhahiritё e tё tjerё, gjithashtu kёtё kanё zgjedhur dy dijetarёt e kohёs sonё Ibn Baz dhe Ibn Uthejmin, dhe komisjoni i pёrhershёm i fetvave.
El Istidhkar 10/291, Tehdhibes Sunen 7/105, Sherh En Neveij 11/124, El Mufhim 4/241, Ibn Mulakin 5/446, Tuhfetul Ahuedhij 15/119, Sherh bulugul meram 1/372, Fetaua Lexhneh daimeh 6718.
[5] Ibn Mulakin 5/446.
[6] El Fetawa es Sa’dije 231.